Rreth
Misioni
Misioni ynë është për të siguruar një platformë të avancuar për mbledhjen, prezantimin dhe shkëmbimin efikas të metadatave mjedisore dhe të ngjashme nga institucionet përkatëse.
Synimi është të lehtësojë qasjen dhe përdorimin e të dhënave mjedisore për të mbështetur vendimmarrjen, hulumtuesit dhe publikun me qëllim të përmirësohet bashkëpunimi në fushën mjedisore.
Vizioni
Të krijojë një sistem të integruar ku institucionet mund të ndajnë, standardizojnë dhe shfrytëzojnë metadatat në mënyrë të përshtatshme. Ky portal synon të bëhet burim kryesor për informacione mjedisore, duke promovuar transparencë, bashkëpunim institucional dhe përmirësim të cilësisë së të dhënave mjedisore.
Qëllimi
- Qasje të lehtë në të dhëna dhe informata me qëllim të ndërmarrjes së masave për mbrojtjen e mjedisit, duke vlerësuar rezultatet e këtyre masave dhe dhënien e informacionit mbi gjendjen e mjedisit për publikun
- Mbështetjen e nevojshme teknike dhe shkencore për palët dhe institucionet
- Rritë efikasitetin dhe nivelin e bashkëpunimit në mes palëve dhe institucioneve
- Kursen kohën, materialet teknike dhe resurset humane
- Rritë transparencën për punën e institucioneve
- Pajtueshmëri me rregulloret dhe standardet e BE-së
Themelimi
Ky portal është krijuar nga SIM/AMMK me mbështetje të plotë nga SEP
Adresa: Rruga Luan Haradinaj,Ndërtesa e re e Qeverisë së Kosovës (fish Pallati i Mediave Rilindja)
Kati XV/04, 10000 Prishtinë,Republika e Kosovës
Telefoni: 038 200 33 233 & 038 200 33 120
Email: ammk@rks-gov.net